Thaçi-Serbisë:Ushtria do formohet
ju nuk keni prona në Kosovë

Thaçi-Serbisë:Ushtria do formohet<br />ju nuk keni prona në Kosovë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një debat me gazetarë serbë e shoqërinë civile në Çagllavicë tha se kryeministri serb, Aleksander Vuçic mund  t’i ketë dy tema të lezetshme lidhur me Kosovën e në bazë të të cilave mund t’i fitojë zgjedhjet në Serbi, por tha se qytetarët serbë duhet ta dinë qartë se pronat në Kosovë janë të qytetarëve të Kosovës dhe se së shpejti do të formohet edhe ushtria.

Thaçi gjatë këtij debati me qytetarë serbë tha se Serbia duhet ta ketë të qartë se nuk ka prona dhe juridiksion në Republikën e Kosovës.

“Këtë rrugë e kemi preferuar dhe ende e preferojmë… megjithatë përfaqësuesit politik të komunitetit  serb nuk janë të gatshëm ta përkrahin transformimin… Anëtarët e Listës serbe e kanë bërë të qartë se janë të penguar nga Beogradi ta përkrahin transformimin e FSK-së”, tha presidenti i vendit.

Presidenti i vendit, duke folur sërish për ushtrinë e Kosovës tha se nuk do të jetë kërcënim për paqen në rajon.

Ai tha se ky transformim është në përputhje me ligjet e Kosovës. “FSK do të jetë e gatshme të të mbrojë të gjithë qytetarët, e të gjitha komuniteteve. Do të jap kontributin e vet për sigurinë rajonale”, tha ai, duke ritheksuar se transformimi bëhet në bazë të analizës në kuadër të rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë.

Thaci tha se është shumë e rëndësishme të bëhet dallimi në mes komunitetit serb në Kosovë dhe politikës së Serbisë.

Sipas tij, komuniteti serb është i interesuar të integrohet në jetën politike e shoqërore në Kosovë.

Nderkaq Presidenti i vendit ritheksoi se institucionet e vendit nuk do të koordinohen me Serbinë për çështjet strategjike dhe sovranitetin.

Ai tha se Kosova është pro dialogut me Serbinë dhe fqinjësi të mirë, por sipas tij, Serbia ende nuk është partner konstruktiv për Kosovën dhe rajonin.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë