Thaçi sfidon serbët, konfirmon 
praninë në Elbasan, po Vuçiç?

Thaçi sfidon serbët, konfirmon <br />praninë në Elbasan, po Vuçiç?
Teksa pritet që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të konfirmojë ardhjen e tij në “Elbasan Arena”, në sfidën e madhe, Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se do të jetë i pranishëm më 8 tetor për të parë ndeshjen nga afër.

Sipas mediave kosovare, Thaçi është shprehur se do ta shohë ndeshjen së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur interesimin e tij për të parë nga afër përballjen Shqipëri-Serbi. Mediat kosovare raportojnë se në mbledhjen e Kryesisë, Veseli ka kërkuar që seanca e rradhës të mbahet të premten, dhe jo të enjten kur është ndeshja.

Mbetet për të parë nëse Vuçic do të vijë në Elbasan Arena, në duelin historik mes kuqezinjve dhe serbëve.




Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit