Thaçi, SHBA dhe NATO rikonfirmojnë
gatishmërinë në trasformimin e FSK

Thaçi, SHBA dhe NATO rikonfirmojnë<br />gatishmërinë në trasformimin e FSK
Hashim Thaçi ka deklaruar gjatë një debati ditën e martë se NATO dhe SHBA kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre në transformin e FSK në Forcat e Armatosura.
 
“Tani së fundmi edhe partnerët tanë strategjikë ndërkombëtar, respektivisht SHBA dhe NATO kanë rikonfirmuar gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë institucionet tona në një përpjekje tjetër serioze, gjithëpërfshirëse për të siguruar përkrahjen e të gjitha komuniteteve e veçanërisht komunitetit serb në Kosovë për transformimin e FSK në Forca të Armatosura me ndryshime kushtetuese”,
ka deklaruar Thaçi.
 
Presidenti Thaçi, është shprehur për pajtimin me Serbinë se herët ose vonë do të ndodhë, duke theksuar se Serbia një ditë do ta njohë Shtetin e Kosovës pasi ajo nuk mund të intëgrohet kurrë në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh Kosovën.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë