Thaçi takon Erdoganin: Pro
zbatimit të Marrëveshjes

Thaçi takon Erdoganin: Pro <br />zbatimit të Marrëveshjes
ANKARA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Siç bën të ditur RTV21 në Kosovë, gjatë takimit të dy kryeministrave është biseduar për zbatimin në praktikë të marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të arritur pas negociatave në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe për procesin e njohjeve për shtetin e Kosovës, dhe çështje tjera në interes të të dy shteteve.

Nga ana e tij, kryeministri Erdogan ka përkrahur kryeministrin Thaçi dhe qeverinë e Republikës së Kosovës për marrëveshjen e arritur dhe ka theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshje është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Të dy kryeministrat vlerësuan lart marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Turqi dhe u shprehën të përkushtuar, që të përparojnë edhe më shumë bashkëpunimin në mes tyre, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet