Kryeministri , Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu. 

Sekretari Ihsanoglu u zotua se do të vazhdojë perpjekjet e tij për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që akoma nuk e kanë bërë këtë. Vlen të theksohet se nga 57 shtete anëtare të OIC-së, 30 prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri e falënderoi Ihsanoglun për pritjen e ngrohtë dhe kontributin e deritashëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe shprehu gatishmërinë e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit. 
/rg/shqiptarja.com/