Thaçi: Unë president më 2016
Jahjaga le të kandidojë nëse do 

Thaçi: Unë president më 2016<br />Jahjaga le të kandidojë nëse do 
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi thotë se ai do të jetë President i Kosovës, ashtu siç e parasheh marrëveshja e koalicionit PDK-LDK dhe se presidentja Jahjaga, mund të kandidojë për “nëse do”. “Mendoj se presidentja ka kryer obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore. Nuk është e lehtë për presidenten të ndërhyjë në këto gjëra të ngushta të politikës ditore. Askush nuk është i interesuar për situatë jostabile, për armiqësi. Nuk është e drejtë që ata të vihen si barrikadues në foltoren e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

“Edhe unë kam qenë në opozitë por iu kam bashkuar pozitës kur ka qenë në pyetje shteti. Ka pasur në atë kohë që kemi pasur thirrje për protesta kundër procesit të Vjenës, por si PDK, i kemi kundërshtuar. Si parti politike, ndoshta ka qenë më mirë që të merrnim pjesë në protesta. Derisa ka storie të tilla me gaz lotësjellës e armë në Kuvend, nuk e di si do të vijnë investitorë në vendin tonë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi i bindur se situata do të tejkalohet “qetë”

“Jam optimist dhe i bindur se situata do të tejkalohet në mënyrë të qetë, kushtetuese dhe ligjore. Shteti nuk mund të dorëzohët përballë dikujt që nuk mund t’i fitojë zgjedhjet kurrë. Çfarë autoriteti kanë ata që i hedhin ujë dikujt, që i thonë dikujt të shkojë të jetojë në Serbi. Kush e ka atë autoritet që t’i sulmojë më gurë vdekjeprurës policët e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi: Deputetët e opozitës po më kontaktojnë-nuk pajtohen me veprimet e shefave të tyre.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme, Hashim Thaci thotë se Kosova nuk është në krizë dhe se “përpjekjet e opozitës” për t’i bllokuar institucionet janë të dështuara. Thaçi ka thënë se deputetët e opozitës e kanë kontaktuar duke i thënë se nuk janë pajtuar me veprimet e shefave të tyre.
Ai thotë se institucionet e Kosovës, janë stabile. “Qeveria dhe institucionet janë stabile, janë efikase pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e Kuvendit. Kosova nuk është në krizë, nuk ka bllokadë. Ka përpjekje  të liderëve opozitarë për të penguar punën e Kuvendit”, është shprehur ai.
Sipas tij sjelljet e fundit të opozitës, janë si pasojë e “ballafaqimit të tyre me realitetin politik në Kosovë”.  Ky realitet, sipas Thaçit, është se “opozita nuk mund të ushtrojë dhunë ndaj institucioneve legjitime të vendit”.

“Duke u ballafaquar me realitete politike që janë në Kosovë, kemi të bëjmë me reaigm arrogant dhe ushtrim të dhunës ndaj institucioneve të vendit. Askush nuk mund të pretendojë ta zaptojë pushtetin. Pse ata nuk janë në pushtet, duhet ta pyesin vetveten sepse janë në kundërshtim me parimet, vlerat dhe standardet e demokracisë”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se opozita nuk ka argumente kundër marrëveshjeve që i kundërshton. Thotë se “argumentet” e opozitës janë gurët, gazi lotësjellës, shufrat metalike dhe armët në Kuvend.

“Ata nuk po sjellin argumente kundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Gazi lotësjellës është çasja e tyre në mungesë të argumenteve, janë gurët, sulmi ndaj institucioneve, sulmet fizike ndaj deputetëve, janë shufrat metalike dhe armët në Kuvend”, ka deklaruar Thaçi.
Sipas tij argumentet e opozitës duhet të jenë me debat në Kuvendin e Kosovës.  Ai i quan “injorancë të lidershipit opozitar” veprimet e fundit të opozitës.

"Vlerësoj se ne nuk jemi në istikame por jemi në pozitë. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë, i njohim kontributet e njëri tjetrit shumë mirë. Por në të njëjtën kohë unë i ftoj që t’i bashkangjiten debateve në Kuvendin e Kosovës, t’i sjellin argumentet në Kuvendin e Kosovës dhe të tejkalohet kjo pengesë fizike për interesa komplet personale të lidershipit opozitar", tha ai.

“Është një injorancë e lidershipit që merr vendime të nxituara, të dhunshme”, ka thënë ai duke shtuar se “ka pasur deputetë nga opozita” të cilët e kanë kontaktuar për t’i treguar se nuk pajtohen me veprimet e shefave të tyre./gazetaexpress


Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror