Me anë të një postimi në rrejtin social Facebook, Thaçi i ka cilësuar këto zgjedhje si një hap të madh për Kosovën duke i cilësuar si zgjedhje demokratike dhe me shumë peshë në rrugën e konsolidimit të shtetit të Kosovës. Gjithashtu ai ka falënderuar të gjithë vëzhguesit, kosovarë dhe ndërkombatarë për rolin dhe punë e bërë.
“Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, fer, të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar në Kosovë.I falënderoj edhe të gjithë vëzhguesit, kosovarë dhe ndërkombëtarë, që garantuan se procesi është transparent dhe kredibil”-shkruan Thaçi.
Statusi i plotë i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi:
Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat, të gjitha institucionet shtetërore, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, fer, të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar në Kosovë.
I falënderoj edhe të gjithë vëzhguesit, kosovarë dhe ndërkombëtarë, që garantuan se procesi është transparent dhe kredibil.
Këtë herë ishim të nderuar që në kohë zgjedhjesh në Kosovë ishte edhe miku ynë i përjetshëm dhe kultivuesi i përhershëm i marrëdhënieve tona me SHBA-në, kongresmeni Eliot Engel, që ka pasur rast të shikojë nga afër demokracinë kosovare në veprim. HTH.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












