Tha se Berisha votëbesohet në PD nëse humbet zgjedhjet, Evi Kokalari i kthehet Belind Këlliçit: Nëse humb ndaj Veliajt, zotohu që të largohesh nga politika

Tha se Berisha votëbesohet në PD nëse humbet zgjedhjet, Evi Kokalari i kthehet Belind Këlliçit: Nëse humb ndaj Veliajt, zotohu që të largohesh nga politika

Evi Kokalari dhe Belind Këlliçi

Evi Kokalari shprehet se PD nuk i duhet një kandidaturë si Belind Këlliçi, të cilin e konsideron manipulator.

Në një reagim për intervistën e djeshme të Belind Këlliçit që tha se Berisha sipas statutit do të votëbesohet nëse humbet zgjedhjet, Kokalari thekson se i pari duhet të jetë ai që duhet të dalë nga skena politike nëse humbet përballë Veliajt më 14 maj.

“Ky gjeniu i 'diplomuar' te Fulzi (ose jo), e që na flet për votbesimin e Berishës mbas zgjedhjeve të Majit, mos ja qaj hallin Berishës, se Berisha në PD votbesohet pa problem 365 ditët e vitit, e fiton çdo herë. Por ky të zotohet që kur të humbi kundrejt Velias, të dalë komplet nga skena e politikës.

Në fakt PDja i ka bërë shumë dëm vetes me këtë individ. Kur ti mundohesh të luftosh oponentin, duhet ti japësh popullit një alternativ ndryshe nga ajo që lufton. Ky, me vjehrrin shok të ngushtë të Edi Ramas, e me manipulimet që bëri në Këshillin Kombëtar & Forumit Rinor, tregon qartë që e do vendin e Velias për të njëjtën arsye si Veliaj vet, dollarë! Korrupsioni me korrupsion nuk luftohet. Njerëzit janë lodhur. Duhet një alternativ ndryshe”, ka shkruar Kokalari. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët