/ATSH/- "Gëzuar ditën e Alfabetit dhe përvjetorin e 106-të të Kongresit të Manastirit, njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë", uron sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

"Lavdi rilindasve tanë, të cilët në këtë kongres duke rënë dakord për alfabetin latin, morën vendimin e duhur historik të orientimit të kombit njëherë e përgjithmonë drejt perëndimit. Në frymën dhe traditën e tyre, edhe ne sot duhet të luftojmë ta çojmë vendin përpara nëpërmjet arsimit, sepse sikurse thoshte me shumë të drejtë Naim Frashëri 'dhe dritë e diturisë përpara do t'na shpjerë'", thekson Thaçi.