Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar gjatë një vizite në qytetin e Lipjanit, se tashmë procesi i krijimit të ushtrisë është një proces i cili nuk mund të ndalet.
Thaçi është shprehur se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, ka mbështetjen e 110 deputetëve të parlamentit dhe asnjë prej faktorëve ndërkombëtarë nuk e ka kundërshtuar.
"Ky proces është i pandalshëm, do të përmbyllet me sukses. Ka filluar dhe përmbyllja do jetë e suksesshme, e përbashkët me bashkësinë ndërkombëtare, asnjë faktor ndërkombëtar nuk është kundër themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, tha Thaçi gjatë fjalës së tij në kampusin e Universitetit të Biznesit dhe të Teknologjisë në qytetin e Lipjanit.
Presidenti i Kosovës ka shtuar se vendi nuk mund të antarësohet në NATO pa pasur një ushtri.
Gjithashtu ai ka folur edhe për marrëveshjen e dëmarkacionit me Malin e Zi, për të cilën ka thënë se pa kalimin e marrëveshjes nga parlamenti nuk të ketë liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com