Thaçi letër Stoltenberg: Nuk 
pyesim Serbinë për Ushtrinë

Thaçi letër Stoltenberg: Nuk <br />pyesim Serbinë për Ushtrinë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është drejtuar përmes një letre shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg ku i bën të ditur qëndrimin e tij në favor të themelimit të ushtrisë së Kosovës. 

Në letrën e tij, Thaçi paraqet të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Thaçi shkruan se Kosova është vend sovran dhe si i tillë nuk duhet të marrë leje nga Serbia për të krijuar Ushtrinë e saj. 

Sipas Thaçit, transformimi i FSK-së në ushtri nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse sipas tij opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë është duke punuar në këtë drejtim.

Presidenti Thaçi vlerëson se ky veprim do të mund të konsiderohej i njëanshëm vetëm në rast se dikush nga bashkësia ndërkombëtare aludon që Kosova duhet të marrë leje nga Serbia për vendimet e saj sovrane.

Sqarimi i Thaçit në Facebook:
"Qytetarë të nderuar,

Siç jeni të njoftuar, dje i kam dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe kam shpjeguar pse ky transformim duhet të ndodhë pikërisht tani.

Ky transformim nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë jemi duke punuar në këtë drejtim.

Ky veprim do të mund të konsiderohej i njëanshëm vetëm në rast se dikush nga bashkësia ndërkombëtare aludon që Kosova duhet të marrë leje nga Serbia për vendimet e saj sovrane.

Më lejoni të jem i qartë: kjo nuk do të ndodhë.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë në versionin shqip që ia kam dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s"


Letra e Thaçit drejtuar shefit të NATO-s:

letra e thacit
letra e thacit
letra e thacit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë