/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës sot në Gjermani bëri thirrje që të ndërpritet izolimi i padrejtë në të cilin Bashkimi Evropian e ka lënë Kosovën.
Në një postim në rrejtin social Facebook, Thaçi thekson se "pata kënaqësinë që në takimin e parë gjatë vizitës në Gjermani të takoj Grupin Parlamentar për Europën Jug-Lindore, i kryesuar nga deputeti Peter ëeiss (CDU) dhe ku janë të përfaqësuar të gjitha partitë e Bundestagut. I falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman për Kosovën, i informova për zhvillimin e Kosovës në konsolidimin e shtetit, si dhe u bëra thirrje që të ndërpritet izolimi i padrejtë në të cilin Bashkimi Evropian e ka lënë Kosovën".
"Para deputetëve theksova se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se për këtë është e përcaktuar shoqëria kosovare dhe e tërë klasa politike e Kosovës", tha Thaçi.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, me ftesë të homologut të tij gjerman, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Berlin.
Thaçi do të takojë sot edhe homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me të cilin do të diskutojë më hollësisht mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mundësitë e Gjermanisë për mbështetjen e Kosovës, me theks të veçantë për ekonominë dhe politikën e jashtme në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, pasditën e sotme Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Gjermanisë.
/Shqiptarja.com