PRISHTINË, 9 Janar/ATSH/.- "Sot shpreha ngushllimet e mia dhe tërë popullit të Kosovës në Librin e Zisë të hapur tek Ambasada e Francës në Prishtinë", bëri të ditur zv/kryeministri e ministri i Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi.
"Sulmi qyqar ndaj një gazete humori dhe sulmi sot ndaj një shitoreje hebreje tregojnë se lufta ndaj të keqes nuk zhvillohet vetëm në istikama dhe nuk shihet vetëm në televizor", shton ai.
"Kosova i takon po të njëjtës familje, me po të njëjtat vlera dhe të njëjtat pikëpamje mbi botën si viktimat e pafajshme franceze. Prandaj në Paris është sulmuar edhe Kosova, është sulmuar edhe liria jonë - dhe ne do të jemi pranë partnerëve në mbrojtje të saj pa kompromis dhe pa mëshirë ndaj dhunuesve. Franca do të fitojë. Ne do të fitojmë", shkruan Thaçi sonte në Facebook. /b.j//m.m/