Thaçi në Slloveni, mbështetje për integrimin e Kosovës në BE
PRISHTINË, 10 Prill/ATSH/.- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi sot një takim me homologun slloven, Karl Erjavec. Sipas KosovaPress, Erjavec dhe Thaçi thanë se Kosova dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të mirë politik e ekonomik dhe se do të punojnë ngushtë për procesin e integrimit të Kosovës në BE. “Kosova […]
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi sot një takim me homologun slloven, Karl Erjavec.
Sipas KosovaPress, Erjavec dhe Thaçi thanë se Kosova dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të mirë politik e ekonomik dhe se do të punojnë ngushtë për procesin e integrimit të Kosovës në BE.
"Kosova e sheh Slloveninë si partner të rëndësishëm ekonomik dhe ne po angazhohemi që të rrisim edhe më shumë këtë bashkëpunim. Kemi mirëpritur investimet në telekomunikacion, në sektorin ajror, bankar dhe prania e bizneseve sllovene e pasuron tregun e Kosovës", tha Thaçi.
Kosova dhe Sllovenia duhet të zhvillojnë konsultime të rregullta politike në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme, u shpreh Thaçi, sepse shkwmbimi i rregullt i pikëpamjeve dhe përvojave në çështjet dypalëshe, rajonale dhe evropiane, sipas tij, është një kontribut shumë i rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
Ndërsa, zëvendëskryeministri slloven, Karl Erjavec, tha se Sllovenia me përvojën e saj po e mbështet Kosovën përmes projekteve të binjakëzimit të BE-së, si në fuqizimin e burimeve njerëzore në procesin e integrimit në BE, ashtu edhe në reformën e administratës publike.
"Sllovenia është njëri prej shteteve më mbështetës të politikave të zgjerimit të BE-ë për të gjitha shtetet e rajonit. Vazhdimi i procesit të zgjerimit në drejtim të Ballkanit Perëndimor përbën prioritet për politikën tonë të jashtme dhe unë ia rikonfirmova homologut tim, Thaçit, edhe njëherë përkrahjen e Sllovenisë për integrimin e Kosovës në BE dhe anëtarësimin e saj në organizata rajonale dhe ndërkombëtare", tha Erjavec, duke shtuar se e vlerëson lart edhe punën e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e detyrimeve të saj që lidhen me MSA-në.
Politika e jashtme e Sllovenisë e mbështet përmbylljen e procesit të MSA-së me Kosovën dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./atsh/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.7%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
10.8%
Vota total: 734
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
24 Mars, 09:52
-
Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët gjejnë zëvendësuesin
24 Mars, 09:41
-
Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Jori bën banjo dielli pa të brendshme: Po ju ore pse s’thoni?
24 Mars, 09:38
-
SPAK sekuestron vilën në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetajt! BKH zbarkoi një javë më parë, sekuestrohen sende personale e fatura
24 Mars, 09:36
-
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë
24 Mars, 09:35
-
VIDEO/ Fitorja e parë si kampione bote, Argjentina shkëlqen në 'Monumental'! Messi kap 800 gola
24 Mars, 09:30
-
Kë do vriste? Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari me kallashnikov vihet në pranga
24 Mars, 09:01
-
Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju
24 Mars, 08:59
-
Rama përplaset me gazetarin në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova
24 Mars, 08:58
-
'Luizi nuk rrin dot pa pirë drogë' këngëtari debaton ashpër me Oltën: Pse e the? Ia bënte me dorë… (VIDEO)
24 Mars, 08:50
-
Rama në Britaninë e Madhe: Problem që të rinjtë shqiptarë përdoren nga kriminelët! S’e sollën ato drogën këtu, por gjetën tregun
24 Mars, 08:48
-
Ballkani i Hapur? Rama: E rëndësishme negoicimi me Serbinë, duhet ta mbajmë në anën tonë! Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë
24 Mars, 08:43