Thaçi-Nishani: E ardhmja e dy
vendeve është në BE

Thaçi-Nishani: E ardhmja e dy<br />vendeve është në BE
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Ai është pritur me një ceremoni shtetërore nga presidenti Hashim Thaçi të cilit i ka ndarë mirënjohjen “Urdhri i lirisë” nga Kosova. Presidenti Kosovës, Thaçi vlerësoi  ka vlerësuar punën e Nishanit për popullin shqiptar dhe angazhimin e tij për njohjen e Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme.
 
“Faktori i brendshëm, politik duhet ta ndihmoj procesin integrues të Kosovës dhe Shqipërisë, duhet te kemi institucione demokratike. Rruga e Shqipërisë është me afër, Kosova ka përmbyllur suksesshëm implementimin e kritereve për viza”, është shprehur Thaçi.
 
Ai gjithashtu deklaroi se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë që ndryshe është përfolur edhe si krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është propagandë e Beogradit.

nishan ithaci ne kosove
 
Nga ana tjetër Presidenti Nishani deklaroi se e ardhmja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është drejt Bashkimit Evropian.
 
“Përderisa është proces që ka nisur para 100 vitesh në filozofi, parime dhe përcaktim, do të vazhdojë gjatë pa u ndikuar nga procese politike”, ka thënë Nishani.
 
Gjatë takimit mes dy presidentëve u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
 
Thaçi ka thënë se Kosova dje ka dhënë një provim të rëndësishëm të demokracisë duke votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë pas një debati disa orësh në Parlament.
 
“Debatet e brendshme demokratike duhet t’i marrim si shumë të shëndetshme. Kosova dje ka dhënë një provim të rëndësishëm të demokracisë. Pas një debati disa orësh ka marrë një vendim nga partitë politike. Ky është një emancipim i klasës politike kosovare. Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar nëse kemi pak parti”, ka thënë Thaçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë