Thaci: Nuk ka bisedime me Serbinë
pa zbatim të marrëveshjeve

Thaci: Nuk ka bisedime me Serbinë <br />pa zbatim të marrëveshjeve
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës, nuk do të nis raund të ri të bisedimeve me Serbinë pa u zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani mes palëve, përkatësisht ajo për bashkëpunim rajonal dhe ajo e menaxhimit të integruar të kufirit. Kështu deklaroi sot kryeministri, Hashim Thaçi.

“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është shumë i qartë. Fillimisht zbatimi i marrëveshjeve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, para se gjithash ai për bashkëpunimet regjional dhe pastaj do të vijnë hapat tjerë për të vazhduar dialogu teknik. Por, fillimisht zbatimi”, ka theksuar Thaçi.
Ai ka deklaruar se Prishtina ka qenë gjithmonë për bashkëpunim ndër fqinjësor dhe normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore me të gjitha shtetet, si dhe me Serbinë.

Ndërsa, Bashkimi Evropian ende nuk ka axhendë të qartë për vazhdimin e dialogut Prishtinë – Beograd. Në një prononcim për Radio Kosovën, zëdhënësja e shefes së diplomacisë Kethrin Eshton, tha se BE-ja pret betimin e presidentit dhe formimin e qeverisë së re në Serbi. “Pastaj, do të kemi konsultime me të dyja palët për të parë se si dhe kur do të vazhdojmë. Aktualisht, ka vazhduar puna në nivele më të ulëta”, tha Maja Kocijançic, duke përmendur si shembull takimet ndërmjet grupeve punuese për zbatimin.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni