"Pas zgjedhjeve të 8 qershorit, procesi implementues i rezultatit është duke shkuar në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës", tha sot kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë, duke ftuar të gjithë për durim, mirëkuptim dhe besim në institucionet e pavarura.
"Tani që kemi edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, pas kërkesës së presidentes së Republikës së Kosovës, Jahjaga, kemi pasur veprime të cilat gjithashtu janë duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se është një proces normal, një proces transparent, i përgjegjshëm, e në të njëjtën kohë ftoj të gjithë për durim, mirëkuptim dhe besim në institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës", theksoi ai.
"Të gjithëve na mbetet të punojmë me përkushtimin më të madh dhe përgjegjësinë më të lartë për zbatimin e plotë të rezultatit të 8 qershorit, zgjedhjeve që kanë qenë të mirë organizuara, të standardit të lartë, transparente, për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës", tha kryeministri.
Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt në të cilën mori vendime në kuadër të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, mes të cilave për vazhdimin e mandatit trevjeçar për 9 sekretarët e përgjithshëm të ministrive dhe 5 pozita që janë të barasvlefshme me këtë pozitë./ATSH/
/Shqiptarja.com