Thaçi: Provokimet serbe s'do ndalen
deri sa ta njohin si shtet Kosovën

Thaçi: Provokimet serbe s'do ndalen<br />deri sa ta njohin si shtet Kosovën
Provokimet e shtetit serb, për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi do të vazhdojnë derisa ai ta njohë Kosovën e të heqë dorë nga politikat hegjemoniste dhe nacionaliste.
 
 Kreu i Republikës së Kosovës sqaroi edhe njëherë se, ndalimi i trenit serb të propagandës ishte një vendim sovran i autoriteteve përgjegjëse kosovare, aq më tepër kur edhe autoritetet ndërkombëtare ishin njoftuar se lëvizja e trenit do të ndalohej.
 
Mediat kosovare raportojnë ndërkohë se në Serbi kanë nisur të shpërndahen fletushka të Ministrisë së Mbrojtjes, ku ftohen serbët për mobizilim ushtarak. Njerëzit udhëzohen të marrin me vete letërnjoftimet kur të paraqiten pranë autoriteteve, e sqarohen se regjistrimi ka nisur në datën 16 janar.
Nga ana tjetër një çështje që ka krijuar shumë zhurmë është edhe muri në Mitrovicë.
 
Sipas zyrtarëve të ekzekutivit kosovar, rrëzimi i murit të ngritur pranë urës kryesor mbi lumin Ibër është një vendim i panegociueshëm.
 
Vetë Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka përsëritur edhe një herë se muri i ndërtuar ilegalisht në pjesën veriore të Mitrovicës, do të rrënohet.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë