Thaçi: Serbia do aneksimin
e veriut si Rusia Krimenë

Thaçi: Serbia do aneksimin<br />e veriut si Rusia Krimenë
Serbia ka për qëllim t’i marrë Kosovës një pjesë të veriut të saj.

Skenari është i ngjashëm me aneksimin e Krimesë nga Rusia më 2014, ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për Reuters të hënën, teksa dy fqinjët ballkanas po akuzojnë njëri-tjetrin për luftënxitje.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës të shtunën kanë ndaluar hyrjen në Kosovë të një treni nga Beogradi, me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Të dielën, Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka thënë se veprimi i ndërmarrë nga Kosova ka treguar se Prishtina dëshiron luftë me Beogradin.

Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka thënë se treni ka pasur qëllim t’i “provokojë” kosovarët, për të krijuar një pretekst për Serbinë që të ndërhyjë ushtarakisht dhe të ankesojë zonat veriore të Kosovës, ku jetojnë rreth 50.000 serbë, të cilët refuzojnë të pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe duan që ajo të qeveriset përsëri nga Beogradi.

Thaçi i është referuar gadishullit ukrainas të Krimesë, ku është e përqendruar flota ruse e Detit të Zi, dhe ku banojnë kryesisht rusë, të cilët pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991, kanë vazhduar t’i qëndrojnë besnikë Moskës, dhe jo qeverisë së re të pavarur në Kiev.

Rusët e Krimesë e kanë mirëpritur aneksimin e gadishullit nga Moska, i kryer fillimisht nga ushtarë me uniforma të pashënuara, për të fshehur identitetin e tyre, ndonëse ky hap nxiti sanksione ekonomike perëndimore ndaj Rusisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë