PRISHTINË- Pas shkëlqimit të ngjyrave kombëtare të shqiptarëve, të Përfaqësueses së futbollit të Shqipërisë dhe fitores në lojën me Portugalinë 1 me zero, e po ashtu të futbollistëve kosovarë, mbrëmë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi shprehet optimist për të dy shtetet.
"Shqiptarët s'po ndalen dot së shkruari histori futbolli. Fitore masive e Shqipërisë ndaj Portugalisë, pasi Kosova fillon e para me fitore ndaj Omanit. Po të vazhdojmë kështu, me punë shumë dhe pak fat, shkojmë larg", shkruan Thaçi në Facebook.
Kosova në ndeshje ndërkombëtare futbolli, dje pasdite, arriti fitoren e parë dhe historike me rezultat 1-0, në miqësoren me Omanin.
Për Kosovën kjo ishte e katërta miqësore, pasi FIFA e ka lejuar që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll me ekipe kombëtare dhe klube nga muaji i parë i vitit 2014./ATSH/