Thaçi: Thirrjeve të Serbisë për luftë
duhet t’i përgjigjemi me paqe

Thaçi: Thirrjeve të Serbisë për luftë<br />duhet t’i përgjigjemi me paqe
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur gjatë ditës së djeshme në një takim, ish përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, baroneshën Catherine Ashton.

Gjatë konferencës e përbashkët për mediat, Thaçi ka falenderuar Ashton për rolin e luajtur nga ajo në arritjen e marrëveshjes së paqes dhe normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe për kontributin e saj për afrimin e Kosovës drejtë familjes Evropiane.

Ndërkohë përsa i përket çështjes së trenit me mbishkrimin, Kosova është Serbi, të cilit iu ndalua hyrja në territorin e Republikës së Kosovës nga forcat speciale, Thaçi është shprehur se Serbia ka marrë leksionin e duhur.

Gjithashtu ai theksoi se “thirrjeve të lidershipit të Serbisë për luftë duhet t’i përgjigjemi me paqe”.

Thaçi në fund të takimit ka dekoruar baroneshën Catherine Ashton, me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e saj në Kosovë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë