PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bën të ditur se u ka dërguar urime Donald Tusk për përzgjedhjen në krye të Këshillit Europian si dhe Federica Mogherini për shefe të diplomacisë së BE.
"Me Tusk së fundi kam pasur kënaqësinë të bisedoj gjatë Samitit të Dubrovnikut ndërsa Mogherinin takova në zyrat e mija para ca javëve", shkruan ai në Facebook.
"Lidershipi i ri europian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan dhe do të arrijmë së bashku ta avansojmë axhendën e dialogut dhe integrimit", thekson Thaçi.
Ai vlerëson se, pas raportit pozitiv për viza dhe parafimit të MSA, kosovarët presin që viti i ardhshëm të jetë vit i integrimit të thellë dhe lëvizjes së lirë në familjen europiane. "Tusk dhe Mogherini do të jenë shtylla mbështetëse në këtë proces", shprehet me besim dhe optimizëm kryeministri i Kosovës./ATSH/
/Shqiptarja.com