PRISHTINË - Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
"Sapo mbërrita në Mal të Zi. Falënderoj nga zemra gjithë qytetarët e Tuzit që kanë dalë për të na përshëndetur aq ngrohtësisht", shkruan Thaçi në rrjetin social "Facebook".
Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi e nisi turin e tij ballkanik me vizitën në Shqipëri (12 Janar). /ATSH/