THASH&THEM/ Joana e BB6
topples, së shpejti dhe pedagoge

THASH&THEM/ Joana e BB6<br />topples, së shpejti dhe pedagoge
TIRANE- Joana ka pohuar se shumë shpejt do të nis punë si pedagoge në fushën e saj.

Është një nga banoret në të kërkuara të faqeve rozë. Joana Gjuzi, vajza 26 vjeçare pjesëmarrëse e edicionit të gjashtë të këtij Big Brother është nga të paktat që diti t’i mbijetojë tregut. Aq sa e gjykuar brenda shtëpisë, po aq e kërkuar dhe e vlerësuar nga  publiku jashtë.

Famën e fituar, vajza simpatike di ta menaxhojë më së miri, duke treguar përherë nga vetja e së fundmi duke na lënë pa fjalë me fotot e saj. Edhe pse vera sivjet duket disi e freksët, kjo nuk e ka penguar Joanën që ta shijojë atë në maksimum. Madje ka përfituar nga koha për të na dhuruar disa foto super të nxehta, topless dhe me rroba banjo. Duke e parë Joanën kështu nuk mund të mos na shpëtojë nga goja: “Anaid, çfarë ke humbur”!.  Teksa  po shijon verën në maksimum me miqtë e saj, nuk dimë nëse historia e  dashurisë me Metin BB5, e cila nisi disa muaj pas ndarjes nga Anaidi po vazhdon ende apo jo. Disa javë më parë, për shqiptarja.com Joana ka pohuar se me Metin janë në fazën e njohjes dhe pavarësisht simpatisë për njëri-tjetrin, largësia nga Tirana në Prishtinë dukej se ishte një pengesë optimale për të pasur një raport sentimental të qëndrueshëm. joana toples me logo

Megjithatë ende nuk e dimë se si kjo histori vazhdon, ndërkohë që mjaftohemi me të rejat më të fundit nga jeta e Joanës.  Nga sa kemi mësuar shumë shpejt ajo do të nis punë si pedagoge në një universitet privat. Ofertat për punë kanë qenë të shumta pas daljes së saj nga Big Brother, e tashmë do të na duhet që të mësohemi me imazhin e saj si një zysh, veç imazhit të vajzës çapkëne që  me lojën e saj arriti të mbante pezull një publikë të tërë.  Joana ka mbaruar studimet për faramci dhe si pedagoge do të jap mësim po në fushën e saj.

POST BIG BROTHER
Pas hyrjes në shtëpinë e Big Brother Joana deklaroi ndarjen nga i fejuari i saj prej gjashtë vitesh, pasi siç shpjegoi ajo dy vitet e fundit kishin qenë mjaft të vështira dhe mes tyre kishte mbaruar pasioni. Ndërkohë gjatë qëndrimit në BB6 mes saj dhe Anaidit nisi një lidhje dashurie, e cila zgjati vetëm brenda shtëpisë.

Në mënyrë krejt të papritur Anaidi, djali për të cilin Joana ishte gati të linte lojën dhe çmimin e madh, deklaroi se  ishte single dhe se me Joanën nuk kishte asgjë. Sipas tij, ishin deklaratat e Joanës ato që e kishin shtyrë të merrte këtë vendim, por edhe ndikimi i familjes, i cili qartazi nuk ishte në favor të Joanës. Ndarja që Anaidi bëri live nga ajo në Fun Club duket se i shtoi mjaft pikës Joanës, e cila në lojën e saj kishte treguar ndjenjë dhe gatishmëri për të ikur nga loja dhe Anaidi të shkonte në finale. 

Pas historisë së mbyllur me Anaidin, Joana pohoi se po frekuentohej me Metin, ish banorin e BB5, djaloshin simpatik nga Kosova.  Pavarësisht çdo gjëje, Joana ka treguar se di ti marrë frenat e jetës së saj në dorë, duke u argëtuar me miqtë, duke dashuruar sërish e duke realizuar ambicjet në fushën profesionale.

(Shkrimi u publikua në suplementin THASH&THEM)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron