BRITANI - Edhe hajdutët kanë kodet e tyre për të vjedhur një shtëpi. Grabitësit përdorin simbole dhe i shënojnë jashtë mureve të shtëpive për kriminelët e tjerë.
Shenjat tregojnë nëse shtëpia që do të grabitet nga hajdutët e tjerë ja vlen apo jo.
Një prej shenjave, e cila ka ngjan me një libër të hapur do të thotë shtëpia është e pambrojtur dhe brenda saj ndodhet një femër.
Këto shenja që shënohen me shkumës jashtë murit të shtëpive, po hetohen nga policia, e cila ka shpërndarë fletushka nëpër qytet për të paralajmëruar banorët e Manchester-it.

(Foto: Simbolet e grabitësve për të vjedhur shtëpitë)
Simboli X tregon se shtëpia është një objektiv i mirë, kurse një rreth i plotë do të thotë se shtëpia nuk ja vlen për t'u grabitur, sepse nuk ka asnjë send me vlerë.
Pesë harqet në formën e një ylli tregojnë se shtëpia është shumë e pasur, kurse simboli D tregon se prona është tepër e rrezikshme për t'u grabitur.
Policia e nisi hetimin pas denoncimit nga një grua e moshuar të dielën e 25 gushtit 2013. Që prej atëherë, oficerët e policisë i kanë bërë thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm ndaj këtyre shenjave.
(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com