Revista javore britanike “The Economist” ka renditur 36 vendet më të pasura në botë.
Portugalia është shndërruar në heshtje në performuesin më të mirë të eurozonës, duke kryesuar renditjen e vitit 2025 të ekonomive globale, sipas kësaj reviste, raportoi “Euroneës”.
Ajo u vendos në vend të parë bazuar në inflacionin, produktin e brendshëm bruto, vendet e punës dhe të dhënat e tregut nga 36 vendet më të pasura të botës.
“Investitorët portugezë kanë performuar mirë gjithashtu me tregun e aksioneve që është rritur me më shumë se 20% në vitin 2025”, theksohet në renditje.
Portugalia u pasua nga Irlanda dhe Izraeli. Spanja, fituesja e vitit të kaluar, tani ndan vendin e katërt me Kolumbinë, e ndjekur nga Republika Çeke dhe Greqia — duke nënvizuar një trend më të gjerë të përshpejtimit të rritjes në Evropën Jugore.
“Anëtarë të tjerë të eurozonës që u përballën me vështirësi në vitet 2010, përfshirë Greqinë (fituesja e viteve 2022 dhe 2023) dhe Spanjën”, thuhet në artikull.
Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si Sllovakia, Finlanda dhe Estonia janë në fund të renditjes.
Në rrjetet sociale, kryeministri portugez Luís Montenegro tha se renditja përforcon motivimin e qeverisë për të vazhduar në rrugën që e ka sjellë këtu në muajt e fundit.
“Ne do të vazhdojmë të krijojmë vende pune, të rrisim pagat dhe të forcojmë shtetin e mirëqenies", shtoi kryeministri portugez.
Parashikimet e qeverisë flasin për një rritje ekonomike prej 2% këtë vit dhe 2.3% vitin e ardhshëm.
Komente









Fake News . Eshte Shqiperia e udhehequr nga Fyhreri yne Edi Rama
Përgjigju