Ekspertja e “Doc Holiday Travel Co.”, agjencia kryesore e udhëtimeve në Bentonville, SHBA, Dilvin Yasa beson se Italia do të jetë e mbipopulluar këtë verë për shkak të Lojërave Olimpike të Parisit dhe se turistët duhet t’i afrojnë udhëtimet e tyre në muajin maj, sipas të përditshmes australiane “The Herald Sun”.
Mbipopullimi është një problem i zakonshëm në destinacionet kryesore evropiane gjatë muajve të verës, prandaj rekomandohet gjithmonë që vendet si Italia apo Franca të vizitohen përgjatë prill-majit ose shtator-tetorit.
“Lojërat Olimpike të Parisit zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht, kështu që duhet të vendosni për udhëtimin tuaj, me kusht që të niseni në fillim të majit, pasi ka të ngjarë të hasni turma të mëdha në qershor, që është edhe piku i sezonit”, tha Yasa.
“Doc Holiday Travel Co.” ka sugjeruar destinacionet më pak të populluara si Riviera Shqiptare, Arkipelagu i Maltës, Liqenet e Lazios, rajonet Langhe dhe Lombardi, Treviso dhe Urbino.
Shqipëria
Riviera Shqiptare është një alternativë e shkëlqyer dhe jashtëzakonisht e përballueshme (krahasuar me Rivierën Italiane), me plazhet e saj të pacënuara me ujërat bruz dhe peizazhin mahnitës me fshatra dhe rrënoja antike.
Vizitoni zonat bregdetare piktoreske të Ksamilit, Sarandës, Himarës dhe Dhërmiut për të krijuar një ide se si mund të kalohen pushimet dhe bëni një udhëtim ditor në ishullin e Korfuzit, i cili është vetëm një orë larg me traget nga Saranda./ ATSH
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37%
-
Jo
56.4%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Travel Radar': Shqipëria, perla e fshehur europiane nën radarin e turistëve të huaj
22 Shkurt, 10:34
-
Revista britanike 'Saga': Shqipëria mes destinacioneve kryesore turistike në 2025-n
21 Shkurt, 08:07
-
‘The Independent’: Shqipëria, kuti xhevahiri për pushime! Rama: 325 mijë vizitorë nga Britania e Madhe udhëtuan drejt Shqipërisë gjatë vitit 2024
20 Shkurt, 15:15
-
'MailOnline': Britanikët çmenden për parajsën evropiane, Shqipërinë
20 Shkurt, 07:37
-
Bie prodhimi, turizmi e ndërtimi ‘motorët’ e punësimit dhe rritjes ekonomike! INSTAT: Një në tre biznese bënte tregti në 2023
19 Shkurt, 19:13
-
Turizmi “shtylla” kryesore! Ekonomia rritje 3.9% deri në 2028, borxhi zbret në 52%, por tek bujqësia vijon kriza
14 Shkurt, 15:35
-
Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë këtë vit, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave, rritja e çmimeve do ishte më e lartë
13 Shkurt, 18:57
-
Berati, qyteti i preferuar i turistëve të huaj edhe në dimër! 900 mijë vizituan qytetin e UNESCO-s vitin e kaluar
9 Shkurt, 17:42
-
Rama i përgjigjet komentuesit: Turizmin nuk na e fali Zoti, e bëmë ne! PS është ndryshimi
9 Shkurt, 14:01
-
'Ia kalove Enverit?', Rama: S’e lë pushtetin nëse ata që ma kanë dhënë do ma japin sërish! Protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë, si hudhër të mos na marrin mësysh
6 Shkurt, 08:40
-
Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, turizmi ‘motori’ kryesor! Trump ‘kërcënim’ për BE
4 Shkurt, 16:50
-
Qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha! BSH: 2025 vit pesimist, bie besimi në ekonomi për janarin! ‘Sytë’ tek turizmi
3 Shkurt, 16:28