The Indipendent:Trump ndërton
mure, Mitrovica i shemb ato

The Indipendent:Trump ndërton<br />mure, Mitrovica i shemb ato
“Ndërsa Donald Trump përpiqet të ndërtojë mure për të ndarë njerëzit, një qytet në Europë i shemb ato” kështu e hap shkrimin prestigjiozja britanike  "The Indipenden" duke iu referuar shembjes së murit në Mitrovicë nëj ditë më parë.

“Ky mur- shkruan e përditshmja, ka sjellë tensione mes Mitrovicës, qytet në veri të Kosovës dhe fqinjit të saj Serbisë. Marrëveshja për prishjen e tij u arrit mes qeverisë në Prishtinë dhe komunitetit serb në këtë zonë, sigurisht e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe ambasadës së SHBA në Kosovë.

Dy eskavatorë prishën murin i cili shakktoi polemika mes palëve dhe fatmirësisht nuk u shoqërua me incidente. Vetëm gazetarë dhe disa njerëz shihnin teksa eskavatorët hidhnin poshtë murin.

Në shkrimin e britanikes citohet edhe kryeministri Mustafa i cili pas shembjes së murit falenderoi qytetarët e Mitrovicëz .“Nuk i hymë asnjë demonstrimi force ose populizmi’ u shpreh kreu i qeverisë një ditë më parë.

Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit nisën me ndërtimin e murit nga serbët në dhjetor dhe u përshkallëzuan kur treni serb me mbishkrime nacionaliste hyri në Kosovë. Ndërtimi i murit u pa provokim nga qeveria e Kosovës e cila votoi për të shembur atë.

Në fund të shkrimit prestigjiozja shkruan se edhe pse Kosova e shpalli pavarësinë e saj në 2008, Serbia ende nuk e njeh si shtet duke kërkuar të marrë nën kontroll veriun e saj, ku ka një numër të lartë të minoritetit serb.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie