'The New York Times': Leksioni nga tërmeti në Shqipëri u mor, Ballkani nuk është gati për një më të madh

'The New York Times': Leksioni nga tërmeti në Shqipëri u mor, Ballkani nuk është gati për një më të madh

Foto nga tërmeti në Durrës

Media amerikane "The New York Times" ka publikuar një artikull ku paralajmërohet se shtetet e Ballkanit nuk janë gati për të përballuar pasojat e një tërmeti më të madh.

Sipas saj, leksioni u mor nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, që shkaktoi 51 viktima.

“Ndërtimi shpesh kompromentohet nga korrupsioni, një model i përsëritur në të gjithë Shqipërinë, një komb i vogël ballkanik. Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 njerëz, dërgoi qindra në spitale dhe la mijëra të pastrehë.

Ndërsa tronditja bie, tragjedia ofron një paralajmërim të zymtë për një rajon që është shkatërruar nga tërmete shumë më të fuqishme në të kaluarën dhe që ekspertët paralajmërojnë se është i papërgatitur për një tjetër të madh”, shkruan "The New York Times".

Nga Bukureshti në Rumani deri në Sofje në Bullgari dhe në mbarë vendet e Ballkanit në Evropën juglindore, qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë arritur të adresojnë rreziqet që paraqesin ndërtesat e vjetra.

Duke udhëtuar nëpër zonat më të goditura pas tërmetit të fundit në Shqipëri, shkalla e sfidës ishte e dukshme.

Sipas artikullit, tërmeti i kishte bërë godinat e ndërtuara dobët edhe më të rrezikuara, duke ekspozuar dhjetëra mijëra të tjera në rrezik të mundshëm në të ardhmen.

“Vendi nuk ka mjaftueshëm inxhinierë dhe ekspertë për të vlerësuar të gjitha pronat që janë dëmtuar dhe madje edhe kur rreziku dihet, kostoja e kryerjes së riparimeve të nevojshme është shpesh e pamundur në një nga vendet më të varfëra të Evropës”, shkruhet në artikull.

Në Rumani, ndërtesat më të vjetra shpesh paraqesin rrezikun më të madh, por në vendet e tjera, si Shqipëria, janë ndërtesat e reja që shqetësojnë shumë ekspertë,  duke theksuar se ‘boom’-i i ndërtimeve pas rënies së komunizmit ka ndikuar negativisht në standarde.

Këto tërmete të shekullit të 20-të e shndërruan Ballkanin në një pjatë për të studiuar tektonikën e pllakave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat