ANGLI- Jose mourinho do të jetë trajneri i ri i Totenham Hotspurs. Pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos ditën e djeshme, klubi londinez nuk ka hezituar të firmosë menjëherë me 'The Special One'. Argjentinasi u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta dhe pse vetëm 6 muaj më parë kapi kulmin e karrierës pasi çoi Spursat në finale të Champions League dhe pse e humbi atë ndaj Liverpool.
Klubi i Totenham bën me dije se portugezi ka firmosur një kontratë me ekipin deri në fund të sezonit 2022/2023. Ai rikthehet në Londër pas 4 vitesh, ku herën e fundit drejtoi Chelsea-n. Mourinho ishte dhe afër disa ekipeve të tjera përfshirë dhe Arsenalin, por edhe Borussia Dortmund e Bayern Mynih. Në fund vendosi për Totenham. Por ajo çfarë është më interesante është se pas dy javësh luhet Manchester United- Totenham Hotspurs, dhe 'The Special One' kthehet në Old Trafford kuhndër ekipit të fundit që ka drejtuar.
Jose Mourinho nuk ka shije të mirë nga Totenham Hotspurs Stadium apo ish- Ëhite Hart Line pasi tifozët aty e urrejnë prej eksperiencave të mëparshme kur ka qenë si kundërshtar i tyre me Chelsan dhe Manchester Untied. Por ndërkohë ai ka dhënë dhe një prononcim të shkurtër.
"Jam i entuziazmuar që po bashkohem me një klub me një trashëgimi kaq të madhe dhe mbështetës të tillë pasionant. Cilësia si në skuadër ashtu edhe në akademi më emocionon. Puna me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr. ”- tha Mourinho
Ndërsa kreu i klubit të Totenham Hotspurs, Daniel Levy ka folur me superlativa për portugezin.
"Tek Jose kemi një nga menaxherët më të suksesshëm në futboll. Ai ka një përvojë të pasur, mund të frymëzojë ekipe dhe është një taktik i shkëlqyeshëm. Ai ka fituar nderime në çdo klub që ai ka trajner. Ne besojmë se ai do të sjellë energji dhe besim në dhomën e veshjes". - tha Levy.