The Telegraph: Ksamili në 20 plazhet
europiane që duhen vizituar këtë verë

The Telegraph: Ksamili në 20 plazhet<br />europiane që duhen vizituar këtë verë
Plazhi i Ksamilit në Sarandë renditet mes top 20 plazheve europiane që sugjerohet të vizitohen gjatë muajit maj nga gazeta britanike "The Telegraph".

"Shqipëria tregon anën e saj më të mirë në këtë liman, në fshatin Ksamil, në jug të qytetit turistik të Sarandës", thuhet në shkrimin e "The Telegraph".

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në një postim në rrjetin social "Facebook", thotë se sfidë për turizmin shqiptar është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për turistët.

Sipas tyre, tashmë është e konfirmuar se sezoni i pushimeve nuk është më 3 muaj, por është zgjeruar nga muaji maj deri në fund të tetorit.

Më 27 mars nis aksioni i pastrimit të plazheve në gjithë Shqipërinë, nën moton "Pastro 1 plazh".

Në renditjen e prestigjozes "The Telegraph" tre vendet e para kryesohen nga nga treshja spanjolle Playa de las Teresitas në Tenerife, Playa de la Aldea në Gran Canaria si dhe Puerto de San Miguel i Ibiza-s ndërsa Ksamili ynë mban vendin e 14-të.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora