"The Telegraph": Vizitoni Tiranën,
mes destinacioneve edhe Bunk'Art

mes destinacioneve edhe Bunk'Art">
Tirana, kryeqyteti europian që nuk do të kishit menduar kurrë të vizitonit. Është ky titulli i një shkrimi në prestigjozen britanike The Telegraph, në faqen kushtuar destinacioneve turistike, ku gazeta sugjeron dhjetra vende interesante për të vizituar, mes tyre edhe muzeun e diktaturës Bunkart 2.
 
“Nën komunizëm, Shqipëria ishte një vend i izoluar ku amerikanët, gazetarët dhe burrat me flokë e mjekër të gjatë ishin të ndaluar të hynin. Tani plazhet e saj konsiderohen disa prej më të mirat ne Europë dhe “Bjeshkët e saj të namuna” janë ndër peizazhet më të paprekura të kontinetit”-shkruan Telegraph. Gazeta jep një sërë këshillash për të udhëtuar drejt Tiranës, duke nisur që nga kompanitë e fluturimit e deri tek hotelet, restorantet dhe atraksionet për tu vizituar.
 
Telegraph e cilëson Tiranën një qendër kompakte që zbulon një metropol prej më shumë se 750 mijë banorë. “Aty ka një kulturë në rritje të kafeneve, një grup hotelesh me standarte ndërkombëtare dhe një kuzhinë që thyen paragjykimet. 14 marsi është Dita e Verës dhe atmosfera festive pushton Tiranën me koncerte në parqe, performance në rrugë dhe tregje të hapura”-shkruan Telegraph.
 
Gazeta i sugjeron lexuesve një sërë pikash turistike të kryeqytetit shqiptar, mes të cilave kullën e sahatit në sheshin Skëndërbej, Muzeun Historik Kombëtar, Xhaminë e Et’hem Beut, Piramidën dhe muzeun Bunkart 2. “Merrni një taksi dhe vizitoni Bunkart në rrugën Rr Fadil Deliu (00355 67 207 2905; bunkart.al).

[gallery]21249[/gallery] 
Enver Hoxha ishte një lider paranojak, i bindur se pushtimi i vendit ishte i pashmangshëm dhe prej kësaj nisi dhe program i tij i bunkerizimit që solli ndërtimin e 750 mijë fortesa betoni në të gjithë vendin. Ai mbikqyri gjithashtu krijimin e këtij bunkeri të nëndheshëm si një vend shpëtimi në rast të ndonjë lufte bërthamore. Shumë prej dhomave shfaqin element të jetës së përditshme gjatë komunizmit”-shkruan gazeta.
 
Në shkrim i kushtohet vëmendje edhe godinave të ministrive të ndërtuara gjatë kohës së Musolinit, dhe Galerisë Kombëtare të Arteve, ku veç të tjerash ka një koleksion të jashtëzakonshëm të realizmit socialist, një formë arti që u përdor si mjet i rëndësishëm propagande.
 
The Telegraph shkruan gjithashtu se ka një influencë të madhe italiane mes restoranteve të Tiranës por natyrisht edhe specialitete tradicionale shqiptare, pa harruar argëtimin në zonën më të frekuntuar të kryeqytetit. “Blloku përbëhet nga dhjetra rrugë që dikur ishin vetëm për zyrtarët e Partisë Komuniste. Sot ajo është qendra e bareve dhe kafeneve, ku mund të provoni edhe kokteile të jashtëzakonshme, e ku shtëpia modeste e Hoxhës ndodhet aty pranë”-shkruan gazeta.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë