Britanikët e mundën dhe e detyruan Napoleonin Bonapartin të jetonte si i burgosur në ishullin e Shën Helenës. Ata vazhdojnë të kenë ende ta përçmojnë armikun e tyre të vjetër.

Megjithatë, gazeta londineze ”The Times” publikon sot detaje për furnizimin që merrte ish-perandori Napoleon Bonaparti kur gjendej, pas humbjes përfundimtare në Waterloo (1815), i burgosur në ishullin e shën Helenës, një vend i humbur në oqeanin Atlantik, që nuk ofronte asgjë për ata që e vizitonin.

Gazeta nënvizon se britanikët u treguan shumë miqësorë me ish-perandorin gjatë gjashtë viteve të tij të azilit, duke i organizuar bankete çdo ditë, edhe pse edhe për këtë gjë Napoleoni ankohej.

Gazeta bën një listë të detajuar të furnizimeve për ish-perandorin, në shërbim të të cilit ishte një enturazh prej 50 personash.

Në listën e furnizimeve gjenden edhe 50 shishe me pije alkoolike, 22 kilogramë mish viçi dhe lope, kilogramë të tjerë mishi derri, shtuar këtu edhe 42 vezë dhe 30 kilogramë bukë në ditë, pa numëruar një derr të pjekur dhe 29 zogj të pjekur çdo javë.

E gjatë është edhe lista e pijeve mes konjakut dhe shampanjës.

”Pavarësisht gjithë këtyre, Napoleoni ankohej për kushtet e azilit të tij në shën Helenë, sidomos për cilësinë e dobët të disa verërave, që i ishin shërbyer”, thekson ”The Times”. /ATSH/

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)