Rënia e importeve të naftës është thelluar në muajin maj teksa çmimet janë rritur akoma më shumë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, importet e naftës shënuan në muajin maj rreth 44 mijë tonë, nga më shumë se 49 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, me rënie 18%. Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me dy muajt paraardhës.
Ndërsa në të gjithë 5 mujorin, importet e naftës shënuan rënie me 6%. Fokusi ishte në tre muajt e fundit për shkak të luftës në Ukrainë. Importet e naftës ishin në rritje të shpejtë para se të niste lufta. Në janar 2022 importet shënuan rritje vjetore me 13 % dhe në shkurt pësuan rënie të shpejtë me 8.4 % pasi nisën sulmet ruse në Ukrainë. Ndërsa në mars importet ranë me 16%, në prill me 12 për qind, dhe në maj u thellua rënia me 17%.
Me fillimin e luftës çmimi i naftës në tregun e brendshëm u rrit me 30 për qind në javën e parë të marsit, duke i kaluar 245 Lekë për litër. Aktualisht çmimi i naftës përcaktohet nga Bordi i Transparencës dhe ditën e premte u vendos çmimi më i lartë që prej fillimit të luftës, 265 Lekë për litër ose rreth 40% më e lartë se, një vit më parë. Megjithatë thuhet se konsumi i naftës në Shqipëri ka treguar se është rezistent ndaj rritjes së çmimeve pasi makina përdoret si mjet i domosdoshëm. Aktorët e tregut pohojnë se rënia e konsumit të karburanteve është konstatuar më shumë në rrethet kufitare që kanë nisur të furnizohen në vendet fqinje.
Ndonëse Shqipëria është një ndër vendet me çmimet më të larta të naftës, konsumi dhe çmimi kanë ecur paralelisht, për shkak se numri i përdoruesve të automjeteve është rritur gjatë kësaj periudhe. Lufta në Ukrainë ka bërë që qytetarët të përqendrojnë shpenzimet në mallrat jetike ndërsa bie konsumi në produktet jo jetike.
A.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3092
Lajme të tjera
-
Nga 20 marsi nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi, zv.ministri: Ndryshon skema e naftës, mund të aplikojnë edhe fermerët me 1 ha sipërfaqe bujqësore
17 Mars, 15:53
-
Për herë të parë që prej krijimit të Bordit të Transparencës, nafta do të shtitet me 182 lekë për litër! Ulet edhe çmimi i benzinës dhe gazit
16 Mars, 15:36
-
Nafta kontrabandë e kapur në vend brenda 5 muajve të fundit, Konfindustria: Të merren masa të jashtëzakonshme, kap vlerën 55 milionë euro
12 Mars, 09:38
-
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve! Ulet nafta, benzina dhe gazi nuk ndryshojnë
8 Mars, 16:25
-
Rënia e industrisë së qumështit, tregu po zëvendësohet nga importet, rriten me 9% në janar-shkurt
6 Mars, 07:15
-
Bordi publikon çmimet e reja, rritet me 7 lekë nafta, do shitet 197 lekë/litri! Edhe benzina 4 lekë më shtrenjtë! Gazi nuk ndryshon
4 Mars, 14:03
-
Nafta, pasuria dhe kërkimi i drejtësisë
10 Shkurt, 10:42
-
Ulet me 5 lekë çmimi i naftës në treg, nga sot shitet 192 lekë për litër, bie me 2 lekë edhe benzina! Pëson rritje çmimi i gazit, 2 lekë më shumë
3 Shkurt, 16:18
-
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet, ulet me 6 lekë nafta! Benzina shitet me një lekë më pak
31 Janar, 11:45
-
Ulet me 4 lekë çmimi i naftës, edhe benzina do shitet 1 lek më pak! Çmimi i gazit nuk ndryshon
26 Janar, 12:51
-
Kosova bleu 371 mln euro mallra serbe gjatë vitit 2022, importi nga Serbia u rrit 21.7%
24 Janar, 09:09
-
Konfindustria: Nafta duhet të ishte nën 183 lekë për litër! Prej dy javësh çmimi nuk ka ndryshuar! Miliona dollarë kosto shtesë për qytetarët dhe bizneset
9 Janar, 10:13