Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!

Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!

Porti i Durrësit

Biznesi po fiton shumë më pak nga tregtia këtë vit në raport me 2023-shin. Përballë volumit të shtuar të importeve vlera e eksporteve është tkurrur me 14.3% nga janari deri në tetor të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Referuar shifrave të Institutit të Statistikave, eksportet e mallrave për periudhën 10 mujore arritën në vlerën 316.8 miliardë lekë (3.1 mld euro) nga 369.8 miliardë lekë (3.6 mld euro) që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Praktikisht eksportet e mallrave janë tkurrur me afro 530 milionë euro, dhe shkaku kryesor është zhvlerësimi i valutave, që po u ul fitimet dhe po i fut në krizë financiare bizneset eksportuese.

“Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë ulur me -14,3 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,2 pikë përqindje”, thuhet në raportin e INSTAT.

Si rezultat i thatësirës Shqipëria ka shitur më pak energji elektrike gjatë këtij viti. Nga ana tjetër në rënie të fortë janë eksportet e tekstileve dhe këpucëve me 5%. E përkthyer në vlerë eksportet kanë rënë me 183 milionë euro, ndërsa importet për këtë grup janë tkurrur me afro 66 milionë euro. Si rezultat i vështirësive financiare të këtij sektori për shkak të euros, Banka e Shqipërisë vijon të propozojë që këto subjekte duhet të ndryshojnë modelin e tyre të të bërit biznes dhe të mos varen vetëm nga kontratat me jashtë.

Sa i takon importeve, sipas INSTAT ato janë rritur me 2% krahasuar me vjet. Në total në 10 muaj bizneset shqiptare kanë blerë nga jashtë 743 miliardë lekë (7.4 miliardë euro) nga 728 miliardë lekë importe vjet.

“Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,9 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre“ me -0,3 pikë përqindje”, thuhet në raport.

Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Greqia me 20,2 %, Italia me 14,2% dhe Kosova me 8,5%, ndërkohë ka shtuar eksportet me SHBA-në me 68,3% dhe Kinën me 16,8%. Kurse sa i takon importeve, kemi blerë më pak nga Maqedonia e Veriut, Italia dhe Spanja, dhe më shumë kemi blerë nga Greqia, Turqia e Kina.

E.Gj/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?