Thellohet skandali i basteve në Itali, përfshihet edhe Florenzi

Thellohet skandali i basteve në Itali, përfshihet edhe Florenzi

Alessandro Florenzi

Zgjerohet hetimi nga prokuroria e Torinos për bastet e paligjshme që po trondit futbollin italian. Në hetimin e policisë dhe prokurorisë për bastet e futbollit, pas Nicolo Zaniolo, Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli, një emër i ri është futur në regjistrin e të dyshuarve. Ky është mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi.

Ai është një ish-lojtar i Romës që tani luan për Milanin. Për futbollistin akuza është e njëjtë, ushtrim abuziv i lojërave të fatit apo basteve. Çështja kontestuese është ajo e parashikuar në nenin 4 të ligjit 401 të vitit 1989 për bastet sportive në Itali, njësoj si Zaniolo. Lojtari i Milanit do të merret në pyetje në ditët në vijim. Zaniolo, gjatë marrjes në pyetje më 27 tetor iu përgjigj të gjitha pyetjeve të prokurorëve, duke pranuar fajin.

Nuk ka pasur asnjë koment nga personi i përfshirë direkt dhe as nga Milani, të cilët kanë bërë të ditur se lajmin e kanë mësuar nga mediat dhe nuk kanë dijeni për përfshirjen e lojtarit. Florenzi luajti kundër Lecce të shtunën, duke hyrë në pjesën e dytë dhe gjithashtu ka marrë një të verdhë. Duke mos u thirrur nga Luciano Spalletti për ndeshjen e dyfishtë të Italisë (ai nuk ka qenë në skuadrën italiane për një kohë të gjatë) ai qëndroi në Milano për të stërvitur rregullisht së bashku me shokët e tjerë të skuadrës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar mashtrimi përmes call center

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar mashtrimi përmes call center