Thellohet skandali me byzylykët që shërbejnë për monitorimin e të dënuarve, ku pas mungesës së tyre të denoncuara fillimisht nga ministria e Drejtësisë Report Tv ka mësuar se nga kjo sasi 82 prej tyre janë të dëmtuara.
Ndërsa byzylyk aktive me sistem GPS lokalizim satelitor 24 orësh janë në punë 79 pajisje të cilat janë duke monitoruar të dënuarit në të gjithë vendin.
Duke ju referuar kontratës ndërmjet Ministrisë së drejtësisë dhe bashkimit të operatorëve Fastech, Ratech, Soft Solution, dhe pse në 12 faqe nuk është e shkruar në asnjë prej tyre kush është përgjegjës për riparimin, sa kushton riparimi i tyre dhe procedura e nxjerrjes jashtë funksionit të një byzylyku.
E vetmja pikë në kontratë që flet për dëmtimin e pajisjes është neni 8 pika 4 ku thuhet shprehimisht se “Në rast të konstatimit të dëmtimit me dashje të pajisjes (byzylyk) nga subjekti, Kontraktori në këtë rast tre firmat fituese kanë për detyrim të njoftojnë Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Shërbimit të Provës.
Por ky nen nuk përcakton se kush paguan koston e dëmtimit, sa është kjo kosto dhe si zëvendësohet një byzylyk i dëmtuar i paguar nga taksat e shqiptarëve.
I kontaktuar nga ReportTv ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe pse nuk pranoi një intervistë me kamera u shpreh se është në pritje të rezultateve të hetimeve administrative që po kryen grupi i punës ngritur prej tij dhe për cdo shkelje do ti drejtohet prokurorisë.
ReportTv u interesua dhe pranë shërbimit të provës për të investuar titullarin e këtij institucioni, por përgjigja e Ilir Qafas ishte se për këtë rast do të flas në një tjetër moment pasi nuk ndodhej në zyrë dhe stafin e ka me leje.
E ndërsa kanë kaluar 5 ditë nga afati zyrtar që Ministria e Drejtësisë u kishte lënë tre kompanive që prodhuan 300 byzylykë të mbikëqyrjes elektronike me vlerë 2 milionë euro, për t’i kthyer ato pranë këtij institucioni, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Njollat e errëta të supertenderit të byzylykëve elektronikë/ Investigimi
Pas përplasjes midis Ministrisë së Drejtësisë dhe një kompanie private për misterin e 300 byzylykëve elektronikë të cilët shërbejnë për mbikqyrjen elektronike të të dënuarve, “Shqiptarja.com” zbulon detajet e zhvillimit tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro që shteti shqiptar ka paguar për këtë shërbim, bashkimit të tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech.
Një rëndësi të veçantë dhe me mjaft interes është edhe mënyra dhe afati kohor i prodhimit dhe dorëzimit të pasijeve të sistemit elektronik nga privati tek shteti. Nga dokumentacioni zyrtar që ka siguruar “Shqiptarja.com" rezulton një fakt i habitshëm që për një muaj kompania fituese e këtij tenderi ka arritur të ngrejë të gjithë sistemin e këtij shërbim elektronik të sofistikuar.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO