‘Themelore është vota për Partinë Socialiste', Ruçi në takim me banorët e Fierit: Të vetmit që kemi vizion, ambicie dhe energji

Drejtuesi Politik i qarkut të Fierit dhe kandidati për deputet, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me banorët e Patosit, ku u shpreh se këtë mandat duhet ta fitojë Partia Socialiste që beteja me pandeminë e COVID-19, të përfundojë.

Gjatë fjalës së tij ai shtoi se këtë mandat duhet ta fitojë PS, në mënyrë që të realizohet me sukses spitali dhe universiteti i mjekësisë në Fier, dhe çdo projekt i infrastrukturës në çdo fshat të qarkut.

“Atë e vendosni ju me votë. Do fitohet beteja për përfundimin dhe bitisje e reformës në drejtësi? Atë e vendosni ju me votë. Spitali i Fierit do jetë vërtet dallandyshe elitare e mjekësisë shqiptare? Atë e vendosni ju me votë. Por nuk mjafton spitali. Kemi nevojë për mjekë dhe infermierë. Po punojmë me Kryeministrin që në Fier të ngrihet një universitet mjekësie pranë këtij spitali elitar.”, tha Ruçi.

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit ka theksuar se në PS duhet vlerësuar lidershipi, por themelore janë vizioni, ambicia dhe energjia.

“Duhet vlerësuar nga shumë gjëra lidershipi por tre janë themelore; vizioni, ambicia, energjia. Ne jemi krenarë që drejtuesi ynë, kandidati ynë për kryeministër ka bërë punë si kryetar bashkie, ka bërë punë sot si kryeministër. Falë vizionit. Falë ambicies për të bërë gjëra dhe falë energjive për të shkelur çdo pjesë të territorit të Shqipërisë. Çdo popull meriton atë që zgjedh. Banorët do vlerësojnë programin e PS, për të realizuar të gjitha reformat kaq të munguara në Atdheun tonë të përbashkët.”, shtoi Ruçi.

Kandidati për deputet, ka zhvilluar edhe një takim me banorët, e Ruzhdie, ku i ka kujtuat historinë elektorale të këtij fshati.

"Ruzhdia u lançua për keq për incidentet që kanë ndodhur në fushata elektorale. Ja ku jemi sot në mënyrë qytetare, që të dëgjojmë njëri-tjetrin, kështu të prisni çdo parti politike, është normale t'i dëgjoni të gjitha dhe në fund sipas kokës kapeles.", tha ai. 

Ruci më tej ka përmendur se në këtë fshat do të përfundojë edhe infrastruktura e rrugëve, e energjisë elektrike. 

Ai ka shpjeguar edhe projektet në shkallë kombëtare mbi energjinë, hidrocentralin e ri të Skavicës dhe Tecin e Vlorës qe do vihet në shfrytëzim me një fond prej 120 milionë dollarësh e nga një kompani amerikane, që Shqipëria brenda këtij mandati nga importuese të jetë eksportuese energjie. 

“Themelore është vota për Partinë Socialiste.”, u shpreh Ruçi.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë