Themelues i Akademisë së Shkencave, Luan Omari: Ka ardhur koha, që Akademia të ringrihet

Zgjedhjet në Asamblenë e Akademisë së Shkencave u drejtuan sot nga akademiku Luan Omari. Ai nuk është vetëm akademiku më i vjetër në moshë, 94 vjeç, por është edhe i vetmi ndër themeluesit e këtij institucioni, në vitin 1972, që është gjallë. “ReportTV” në përfundim të zgjedhjeve, ku kryetar akademie u zgjodh Skënder Gjinushi, nënkryetar Vasil Tole, ndërsa sekretar shkencor Salvator Bushati dhe Neki Frashri për seksionin e shkencave, pyeti edhe akademikun Luan Omari, se çfarë mendon për këto zgjedhje.

 “Mbledhja shkoi jashtëzakonisht normal, shumë mirë. Pati edhe vota kundër, kjo është pozitive, sepse tregon se nuk ka qenë një votim i paracaktuar. Unë kam shpresë, që me kryetarin e ri, që e njoh prej kohësh, që student, Akademia të shkojë për mbarë”, thotë Omari.

Omari mendon se akademikët edhe institucioni do të zënë vendin e duhur në shoqëri, me kryetarin e ri që u zgjodh.

“Unë kam bindjen, se njerëzit që kanë ardhur në akademi sot, do të punojnë mirë edhe do ta çojnë përpara. Akademia meriton që të ketë një zhvillim më të madh. gjatë një kohe të gjatë tanimë, akademia ka qenë e lënë mënjanë. Tani ka ardhur koha, që akademia të ringirihet, edhe të meritojë atë besim, që njerëz të ndryshëm, që kanë pasur ndaj akademisë”, vijon më tej ai.

Përsa i përket kontributit, që ai personalisht mund të jap shprehet se: “Unë jam shumë i moshuar, jam akademiku i fundit, që jeton akoma nga grupi që themeloi Akademinë, edhe nuk jap shumë kontribut, sepse jam nga fundi jo vetëm i karrierës, por edhe i jetës sime, sepse edhe jeta ka një kufi”, thotë akademiku Luan Omari.

Ndërsa, Artan Fuga, i cili ishte i vetmi akademik, që nuk mori pjesë në zgjedhje, ndër të tjera e quajti ditën e sotme, si të premten e zezë për arsimin dhe shkencën në Shqipëri dhe e krimit elektoral në Akademinë e Shkencave.

“Unë refuzoj ta pranoj puçin institucional, krimin elektoral, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe nuk e njoh rezultatin e farsës zgjedhore të 24 majit 2019, si edhe kryesinë e kryetarin e dalë që andej! Sot është një ditë e zezë për shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Nëpërmjet një puci institucional të denoncuar vazhdimisht nga unë dhe nga forca të tjera intelektuale progresiste, Akademia e Shkencave e nxjerr veten jashtë kuadrit ligjor në fuqi dhe inkriminohet institucionalisht”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Projektligji për “Reformën në Akademinë e Shkencave” para se të miratohet do të vazhdojë, që të shqyrtohet edhe nga grupet e tjera të interesit në kuvend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'