Themeluesi i TikTok Zhang Yiming bëhet njeriu më i pasur i Kinës

Themeluesi i TikTok Zhang Yiming bëhet njeriu më i pasur i Kinës

Zhang Yiming

Themeluesi i TikTok-ut, Zhang Yiming kryeson tani listën e më të pasurve të Kinës, për herë të parë, sipas revistës ”Hurun”, me qendër në Shangai, e cila vlerëson pasurinë e tij në 49,3 miliardë dollarë.

”Zhang, 41 vjeç, i përket brezit të ri të biznesmenëve kinezë, të cilët janë më të fokusuar ndërkombëtarisht se paraardhësit e tyre”, sipas ”Hurun”.

Sipas BBC, pronari i TikTok-ut, ByteDance, i themeluar gjithashtu nga Zhang, rriti qarkullimin global me 30% vitin e kaluar.

TikTok i njohur si Douyin në Kinë ka 200 milionë përdorues vetëm në Shtetet e Bashkuara. Zhong Shanshan dorëzoi vendin e tij të parë në listën e të pasurve për herë të parë në tre vjet.

Pasuria e 70-vjeçarit prej 47,9 miliardë dollarësh, e bazuar pjesërisht në markën e ujit në shishe ”Nongfu Spring”, e vendosi atë në vendin e dytë. Themeluesi i ”Tencent”, Ma Huateng ishte në vendin e tretë me pasurinë e tij prej 44,4 miliardë dollarësh.

Sipas ”Hurun”, numri i miliarderëve kinezë në dollarë ra vitin e kaluar me 142 në 753. Pika më e lartë u arrit në vitin 2021, kur ishin 1 185.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund