Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Klemend Balilit apo të njohur ndryshe si "Eskobari i Ballkanit", ku Prokuroria do të jepte pretencën.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 26 mars.
Shkak i kësaj shtyrje është bërë mos paraqitja në sallën e gjyqit të Klemned Balilit dhe avokatit të tij Theodhori Sollaku. Ky i fundit ka njoftuar se është i sëmurë dhe ka raport mjekësor nga data 11 mars deri me 16 mars.
Krimet e rënda të gjendura në këtë situatë kanë ofruar avokatin, Remzi Ponari për të mbrojtur çështjen e Balilit por ky i fundit nuk ka pranuar.
Në seancë ishte i pranishëm edhe një përfaqësues nga ambasada amerikane, të cilët e kanë ndjekur me interes këtë proces. Ambasadori amerikan vazhdimisht përmendte emrin e Klement Balilit, si dështim të drejtësisë përsakohë ai nuk ishte arrestuar ende. Balili u vetëdorëzua më më 17 janar ndërkohë që ishte shpallur në kërkim në maj të vitit 2016.
I konsideruar nga mediat greke si "Eskobari i Ballkanit", Balili, dikur ish-zyrtar i transportit në qytetin e Sarandës, akuzohet për veprat penale "trafik të narkotikëve", "grup i strukturuar kriminal", mosdeklarim të pasurisë" dhe "pastrim parash".
Lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj Balilit prokurori Eneid Nakuci ka renditur një sërë provash, si 20 CD me përgjime, hetimet e autoriteteve greke dhe DEA-s amerikane, sekuestro në flagrancë e 678 kg canabis në Greqi dhe arrestimi i dy shqiptarëve të cilët drejtoheshin nga Balili. Por këto prova sipas mbrojtjes janë të pabazuara dhe nuk e lidhin Klement Balilin në asnjë çast me trafikun e narkotikëve.