Rishfaqet Balili, kërkesë gjykatës: Më hiqni nga siguria e lartë, dua ta vuaj dënimin në burg të zakonshëm

Rishfaqet Balili, kërkesë gjykatës: Më hiqni nga siguria e lartë, dua ta vuaj dënimin në burg të zakonshëm

Klemend Balili

Klemend Balili, i konsideruar nga media greke si “Eskobari i Ballkanit”, kërkon të ndryshojë sigurinë e burgut, ku po vuan dënimin me 10 vjet heqje lirie të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Kërkesa është depozituar në gjykatën e Elbasanit, ku Balili, i kërkon trupit gjykues që ti ndryshojë kushtet e sigurisë së vuajtjes së dënimit, duke e transferuar nga një burg i sigurisë së lartë siç është burgu i Peqinit në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në fakt vuajtjen e dënimit në burg të sigurisë së lartë e ka përcaktuar gjykata e Krimeve të Rënda, në vendimin e dënimit me 10 vite burg të Balilit. Pritët që në ditët në vijim të zhvillohet gjyqi për të shqyrtuar këtë kërkesë të Balilit depozituar gjykatës së Elbasanit.

Nëse trupi gjykues do të pranonte kërkesën e Balilit, atëherë “Eskobari i Ballkanit” do transferohej nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme, që kuptohet do të përfitonte më tepër lehtësira për sa i përket takimeve me familjarë,leje dalje të përkohshme, dhe aktivitete të ndryshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • taljoni: 21/07/2020 18:14

    paska paguajtur nja 500 mij euro balili e sigurisht qe do e transeferojne ....nji vit xhiro e santa quarantes e ka ky 500 000

    Përgjigju
    • Labi: 22/07/2020 09:33

      Eee si e gjete qe ka paguar.. leket i gjeti balili se te mori motren ty dhe beri pagesen e transferimit nga burgu ne burg..

  • Visi: 21/07/2020 16:43

    Keto zhulsat qe thone PO ta dine se jo te gjithe kane zakon te lepihen mbas politikes edhe te perditojne,ka njerez qe duan te punojne se kane familje edhe fatkeqesisht jane ne pakice ne kete shumice komuniste lepirese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen