Theresa May: Bashkë me SHBA
do sigurojmë paqen në Kosovë

Theresa May: Bashkë me SHBA<br />do sigurojmë paqen në Kosovë
Kryeministria britanike Theresa May deklaroi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku takoi edhe presidentin Donald Trump, se dy vendet mbeten të zotuara të garantojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë. 

Para republikanëve në Filadelfia, Theresa May ka sjellë edhe zotimin më të madh për Kosovën dhe vendet tjera siguria e të cilave varet nga këto dy-superfuqi partnere dhe nga NATO-ja.

Britania, krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare udhëheqëse e koalicionit po synon ta mposhtë DAESH-in. Ne së bashku jemi pajtuar të dërgojmë 800 trupa në Estoni e Poloni, si prani e NATO-s në Europën Lindore. Ne po e mbrojmë qeverinë afgane nga terrorizmi, dhe ne po e përforcojmë përkushtimin tonë për operacionet paqësore në Kosovë, Sudanin Jugor e Somali”, ka thënë ajo.

Ky zotim vjen pikërisht në kohën kur Kosova gjendet në një fazë provokimesh nga Serbia, derisa në veriun problematik, mund të dërgojë vetëm policinë speciale, e jo edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Këto të fundit, për të kaluar Ibrin e për të dalë në veri për çfarëdo arsye duhet të kenë një leje nga KFOR-i, më saktësisht nga NATO.

Në Ministrinë e FSK-së, thonë se asgjë s’ka ndryshuar te kjo rregull, edhepse se kërcënimet e sigurisë janë shtuar.

Rreth çasjes se Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri nuk ka asnjë ndryshim.Përgjegjës për sigurinë në Kosovës është KFOR.Veprimi i FSK-së duhet të bëhet me leje të KFOR-it. Ne si Forcë e sigurisë kemi kontakte të rregullta me KFOR. Në kontekstin që ju keni pyetur nuk ka pasur ndonjë takim”, është thënë në një përgjigjje për Klan Kosova nga kjo zyrë.

Se a është bërë diçka rreth ndryshimit apo dialogimit të lejes për veprim të FSK-së e cila do të jetë Ushtria e ardhshme e Kosovës, Zyra e Kryeministrit nuk ka kthyer përgjigje.

Por ishte vetë Isa Mustafa, ai që gjatë një paraqitje më 2015, u bë lideri i parë kosovar që e tha publikisht se ka ujdi me NATO-n për mos-praninë FSK-së në katër komunat veriore të banuara kryesisht me serbë.

Ndërkohë, ka raportime se Serbia e ka shtuar praninë e forcave të saj ushtarake në kufirin me Kosovën.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)