Thesare nga folklori dhe etnografia
e harruar e Leklit të Tepelenës

Thesare nga folklori dhe etnografia<br />e harruar e Leklit të Tepelenës
George Hahn, albanologu që me studimet e tij ka pasur prioritet për vendin tonë në shekullin XIX, kur ndodhej konsull i Austro-Hungarisë në Janinë, në veçanti ka shkruar për zakonet familjare të Rrëzës së Tepelenës, ku nuk bënte përjashtim Leklin. Duke dashur të argumentoi lashtësinë e shqiptarëve me trojet e tyre, bënte krahasim dhe dallonte zakonet e tyre me të grekëve e romakëve të lashtë. Për këtë studim u mbështet kryesisht në përshkimin dhe studimin e zakoneve të banorëve të fshatrave të Rrëzës, zonë e pastër nga pikëpamja etnografike. Nga Hahn do përshkruhet gjithçka që ka lidhje me Leklin dhe lekëljotët.

Në Rrëzë të Tepelenës hyjnë fshatrat: Lekël, Kodër, Peshtan, Labovë e Zhapës, etj. Të 11 fshatrat e Rrëzës duken si një tërësi e bashkuar, me zakone të njëjta dhe ushtrojnë profesione të njëjta,për më tepër lidhen martesa midis tyre, do të shkruajë Hahn. Fshatrat në krahun e djathtë të lumit Drinos, para bashkimit me Vjosën, janë përzgjedhur si të pastra nga pikëpamjaetnografike, larg ndikimeve greke, sllave dhe aq më shumë turke, do të shtonte ai.Le të shohim në mënyrë të përmbledhur,disa prej zakoneve të përshkruara:

Martesa - i ati është ai që marton djemtë, pa i pyetur nëse ju pëlqen ose jo nusja. Ky zakon rridhte nga që martesat bëheshin në moshë të vogël. Dita e hënë njihej si dita e fillimit të dasmës dhe quhej “e hëna e miellit”, sepse dërgohej gruri në mulli, për ta bluar dhe përgatitur bukët e dasmës. Ndërsa e enjtja ishte e druve të dasmës, që i prisnin djemtë e familjeve pjesëmarrëse në dasmë. Të premten ishte pushim.

Të shtunën - në shtëpinë e dhëndrit vijnë njerëzit e afërt, të cilët secili do të sillte nga një dash.Ata priteshin me këngë nga zonjat që merrnin dhuratat, me fjalët: “Ta paçim hua zotëri”.

Të dielën - në shtëpinë e dhëndrit vijnë farefisi dhe miqtë, dy deri në tre për familje. Pjesëmarrja e të gjithëve bëhej mbi 100 vetë. Çdo familje do sillte një bukë, një enë druri me verë, pak të holla. Në orën e caktuar, nga shtëpia e dhëndrit niseshin krushqit për të marrë nusen.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi