TIRANË - Deputeti socialist, Erjon Braçe përmes rrjetit social “Facebook” ka bërë të ditur se do t’i propozojë Komisionit të Ekonomisë që sesioni e ri i Kuvendit të nise me analizën dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore për çështjen e vjedhjes së thesarit.
Sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë duhen nxjerrë përgjegjësitë ligjore për guvernatorin e bankës se Shqipërisë, Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë.
Më tej Braçe shton se nxjerrja e përgjegjësive dhe analiza duhet të ngarkojë me përgjegjësi direkte secilin nga institucionet drejtuese të BSH-së dhe në përputhje me ligjin dhe masat për to.
Gjithashtu sipas Braçes kjo analizë duhet të shërbejë për një rishikim te plotë të ligjit, se bashku me institucionet financiare ndërkombëtare, për të theksuar pavarësinë e plotë e funksionale, operacionale të BSH-së. “Transparencën e kontrollin, ndalimin e forte te konfliktit te interesit te gjithkujt qe drejton apo punon në Bankën e Shqipërisë, shkarkimin e menjëhershëm të kujtdo drejtuesi të mandatuar kur veprimet dhe mosveprimet e tij cënojnë rëndë interesat e BSH-së”-shkruan Kreu i Komisionit të Ekonomisë.
Braçe gjithashtu shton se pavarësisht se Kuvendi ka për të plotësuar dy vende bosh në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës se Shqipërisë, puna nuk duhet të nisë nga këtu, pasi nuk mund të bëhet sikur nuk ka ndodhur gjë.
“Më parë përgjegjësitë. pastaj plotësimet e domosdoshme ligjore e burimet njerëzore.”-thekson Braçe.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Postimet by Erjon Brace.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)