TIRANE - Brenda muajit shtator skandali i Bankës së Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë nga thesari në Liznë do të përfundojë në dyert e Gjykatës Penale të kryeqytetit. Në gjykatë do të dërgohen kërkesat për gjykim për 19 personat me masë sigurie përfshi dhe ish-Guvernatorin Ardian Fullani, ku do të përballen me akuzën e Prokurorisë për vjedhje e kryer në bashkëpunim, moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Ky fakt konfirmohet për A1Report nga grupi hetimor dhe Taskë Forca e cila po heton dosjen e Bankës, kur tashmë janë përmbyllur dhe akuzat për personat me masë sigurie.

A1Report ka mundur të mësojë se në Gjykatën Penale do të përballen me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim tre persona, mes tyre Ardian Bitraj, vartësja e tij Mimoza Bruzia si dhe nipi i Bitrajt, Klevis Betja, mbi të cilin do të rëndojë dhe mos kallëzimi i krimit.

Nga hetimet e bëra deri më tani për grupin hetimorë ka rezultuar se Bitraj, Burzia, dhe Betja për një periudhë të gjatë kohe kanë kryer vjedhjen në bashkëpunim, nxjerrjen e parave nga Banka, si dhe fshehjen e tyre në një destinacion ende të panjohur për hetuesit.

Teksa për dy të arrestuarit e fundit, ish-Guvernatorin Fullani dhe inspektoren e përgjithshmë Elivar Golemi prokuroria i qëndron veprës penale të shpërdorimit të detyrë, duke u fokusuar në dëmin ekonomik të krijuar buxhetit të shtetit që dy titullarët kanë shkaktuar me veprimet dhe mosveprimet e tyre.

Kërkesa për gjykim do të dorëzohet dhe për ish-drejtorin e emisionit të parave Dorian Çollakun, Bashkim Xhilaga, Petrit Ramohitajn, Lavdim Canin, Myzejen Belba, Liljana Tusha, Dhimitër Davidhi, ky i funit dhe operatori i vëzhgimit i cili për detyrë kishte monitorimin e kamerave të sifurisë të cilat kanë filmuar të gjitha lëvizjet e Bitrajt por Davishi s’ka mundur t’i konstatoj.

Në gjykatë do të përfundojnë dhe grupi i inventarizimit të gjendjes fizike të parave në Bankë, ku rezultojnë se Gentian Jahja, Ilir Dedja, Emiljano Lamçe, Mehdi Marku, Bahri Allushi, Mehdi Molla, Fatbardha Gurthi, të kenë shpërdoruar detyrën sipas prokurorisë.

Kjo akuzë shpjegon prokuroria bazohet mbi hetimet e kryera në raportet e inventarizimit të kreyer nga këta 7 punonjës ku rezulton se tetë kolitë e prekura(në të cilat janë vjedhur lekët) kanë mangësi fizike, lehtësisht të evidentueshme, fakt i cili nëse do ishtë zbatuar rregullorja për inventarizimin e vlerave monetare, do ishin konstatuar dhe pasojat do ishin me të lehta, pra Banka e Shqipërisë nuk do vazhdohej të vidhej deri në datë 21.07.2014.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)