Thesari,Fullani:Janë marrë vetëm 
713 milionë, Braçe të vije tek ne

Thesari,Fullani:Janë marrë vetëm <br />713 milionë, Braçe të vije tek ne
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka thënë se sasia e vjedhur në institucionin më të rëndësishëm financiar nuk është më e madhe se 713 milion lekë.
 
Në një konferencë për shtyp  Fullani tha se për të vërtetuar shifrën do të ketë edhe një kontroll tjetër.
 
“Rikonfirmoj deklarimin e mëparshëm që  shifra është 713 milione. Do të ketë edhe një kontroll tjetër nga Kontrolli i Shtetit. Po punojmë me intensitet me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë asistencën më të plotë që të garantojnë me të gjitha masat do të sjellin një funksion që situata të tilla të mos ndodhin më. Kemi gadishëmrinë e plotë të partnerëve ndërkombëtarë. BSH është e impenjuar në marrjen e masave për një garantim të tregut me nje likuiditet të domosdoshëm. Ky  është rast i rëndë por i shkëputur,  i vlerësuar me vëmendje nga BSH dhe do të ndiqet hap pas hapi me ndihmën e institucioneve të brendshme dhe ndërkombëtare që raste të tilla të mos ndodhin më”, ka thënë Fullani.


I pyetur për akuzat e deputetit të Partisë Socialiste, njëherësh dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe,  Guvernatori i BSH-së tha se janë dhënë të gjitha dokumentet e kërkuara.  
 
“Banka e Shqipërisë është insititucion i pavarur , i përgjishshëm. Komunikon në mënyrat më të larta të etikës. Informacioni i dhënë kryetarit të Komisionit të Ekonomisë , është dhënë në përputhej të plotë të kuadrit në fuqi. Për pjesën që nuk i është dërguar është ftuar në ambientet e BSH-së të shikojë këto dokumente. Përgjegjshmeria dhe llogaridhënia është në nivelet më të larta”, deklaroi numri një i BSh-së.

Por Guvernatori i BSH-së i është anashkaluar pyetjes nëse është thirrur nga prokuroria për të dëshmuar.  “BSH që në momentet e para me një vëmendje dhe përkushtim të natyrshëm të një banke qendore, si dhe gjithë personelit bashkëpunoi me prokurorinë që në orët e para në mënyrë që kjo çështje të zbardhet sa më mirë dhe sa më shpejt. Më të interesuar për t’a zbardhur këtë çështje e të mos përsëritet më është BSH dhe unë personalisht. Ju garantoj që përgjeshmëria është shumë e madhe. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ditë e natë me organinin  e prokurorisë që kjo çështje të zbardhet sa më mirë dhe sa më shpejt”, deklaroi Fullani.

Ndërkohë ai tha se vjedhja nuk është rast i parë në botë, ndërsa tha se përveç FMN-së dhe BQE do të dalë me një raport për aktivitetin e BSh-së.

Gjithashtu Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pasi mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vidhnin dyqane me pajisje elektronike, arrestohen 2 shqiptarët

Itali/ Vidhnin dyqane me pajisje elektronike, arrestohen 2 shqiptarët