TIRANE - Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-drjetorin e Emisionit të Parasë në Thesarin e Shtetit, Dorian Çollaku, i akuzuar për shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e së 713 milionë lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë.
Ashtu siç pritej , ai mbërritur sot rreth orës 11:00 në ambientet e Gjykatës së Tiranës, i shoqëruar nga forcat e policisë. Mësohet se prokurori Ramadan Troci i ka drejtuar kërkesën e “arrestit me burg” Gjykatës së Tiranës, për ish-drejtorin e qendrës së Emisionit të Parasë në Thesarin e Shtetit, kërkesë kjo e pranuar nga Gjykata.
Mësohet se gjatë senacës, Çollaku është pyetur nëse ka dijeni për vjedhjen e thesarit nga Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, dy të akuzuarit kryesorë për këtë superskandal. Ai është shprehur se nuk ka pasur dijeni për këtë krim, dëri në momentin, që Banka e Shqipërisë e ka kallëzuar krimin në Prokurori, ndërsa nuk ka pranuar vendimin e Gjykatës.
Ndërkohë avokati i tij, Ramiz Billa, tha se vendimi për lënien në burg të Çollakut do të apelohet në të gjitha shkallët e drejtësisë. Në një dalje për mediat, pas seancës gjyqësore, avokati tha se klienti i tij nuk është i akuzuar por i dyshuar, ndërsa shtoi se pala mbrojtëse ka kërkuar masën detyrim paraqitje, kërkesë kjo e refuzuar nga gjykata.
“Ne do ta apelojmë vendimin e gjykatës në të gjitha shkallët. Klienti im është i dyshuar për shpërdorim detyre. Ne mbajtëm qëndrim, nuk jemi para konsumimit të veprës penale, kërkuam masën detyrim paraqitje. Gjykata nuk e pranoi. Klienti im nuk akuzohet por dyshohet.” tha avokati Billa
/Shqiptarja.com

VIDEO