TIRANE- Hetimi për supervjedhjen e bujshme në Bankën e Shqipërisë, do verë nën lupë dhe disa vendime të marra nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së kësaj banke. Bëhet fjalë për vendime që tregojnë lidhur me vendimmarrjen e këtij këshilli, për çështjen e sigurisë së parave të bankës së Shqipërisë dhe vetë masat e mara për sigurinë fizike të tyre. Dy oficerë të prokurorisë së Tiranës kanë qenë, dje, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, ku kanë sekuestruar një sërë vendimesh të ndërmarra vitet e fundit nga ky Këshill, me qëllim verifikimin e tyre dhe për të parë nëse këto vendime janë implementuar normalisht nga departamenti i Emisioni dhe ai i Sigurisë ose jo.
/Shqiptarja.com







