TIRANË - Dy javë pas nisjes së hetimeve për skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme zbardh raportin e hetimeve.
Për organin e akuzës deri në këto momente janë 10 persona me masën e sigurisë arrest me burg të dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë; (1 person për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”); (7 për “shpërdorim detyre”); (1 për “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”); dhe (1 për “moskallëzim krimi”).
E ndërsa fokus kryesor i organit të akuzës mbetet:
Verifikimi i plotë i mekanizmit të vjedhjes;
Destinacioni i shumës së vjedhur;
Hetimi pasuror mbi personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje
Verifikimi i përgjegjësive për administrimin/organizimin e punës, si edhe për zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni.
Ndërkaq Burime për A1Report nga grupi i hetimorë bënë me dije se ditën e hënë do të vendoset dhe për marrjen në pyetje të 7 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se i dyshuari kryesorë për këtë vjedhje Ardian Bitraj, prej 4 vitesh ka përvetësuar para nga arka stok ku paratë qëndronin para se të hidheshin në qarkullim si dhe nga arka stok e kartmonedhave të dëmtuara të cilat me ligj duhet të asgjesoheshin.
Sipas prokurorisë deri më tani është e provuar me fakte e prova si dhe me pamje filmike se Bitraj mbante tre çelëat e kasafortave, çka me ligj është e ndaluara dhe me këto veprime është shkelur rregullorja e Bankës së Shqipërisë, e cila thotë se çelësat mbahen nga tre persona të ndryshëm dhe pas orarit të punës dorëzohen në një kasafortë sigurie brenda ambienteve të thesarit.
E në një sërë shkeljesh të rregulloreve apo akteve nënligjore për organin e akuzës tashmë rezulton e provuar dhe përgjegjësia penale e ish drejtorit të emisionit të parave, Dorian Çollakut i cili është dhe i afërm i Fullanit, Ku hetimet nxjerrin në pas se prej 1 janarit 2013 deri në 28 mars 2014 departamenti emisionit ka funksionuar pa rregullore, përgjegjësinë e së cilës për ta hartuar e kishte Çollaku.
Po ashtu rezulton e provuar se rakordimet e arkës stok dhe arkës në veprim nuk janë kryer për një periudhë të konsiderueshme kohe duke i dhënë mundësi Bitrajt të kryente lehtësisht vjedhjet pa rënë në sy.
E për të gjitha këto personat përgjegjës deri më tani, ku hetimet janë ende të hapura janë Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia, Dorian Çollaku Bashkim Xhilaga, Petrit Ramohitaj, Lavdim Cani, Myzejen Belba, Liljana Tusha, Dhimitër Davishi, dhe nipi i Bitrajt Klevis Bejtaj.
Aktualisht bëhet e ditur se veprimet hetimore po vijojnë dhe janë përqendruar në të paktën katër çështje kryesore:
1.) Verifikimin e plotë të mekanizmit të vjedhjes;
2.) Destinacionin e shumës së vjedhur;
3.) Hetimin pasuror mbi personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje;
4.) Verifikimin e përgjegjësive për administrimin/organizimin e punës, si edhe për zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni.
Nga hetimi është provuar se Ardian Bitraj i cili ka qenë i punësuar pranë Bankës së Shqipërisë, në detyrën e përgjegjësit të “arkës stok” që gjenden pranë Departamentit të Emisionit, ka pranuar se ka qenë ai që ka kryer vjedhjen.
Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, ka përvetësuar shuma të mëdha parash veprime, të cilat sipas deklarimit që ka bërë vetë i ka filluar prej vitit 2010 e deri në ditën kur është depozituar kallëzimi penal.
Gjatë dy javëve të fundit, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” për 10 persona, të dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e 713 milionë lekë të reja në Bankën e Shqipërisë dhe për shpërdorim detyre.
Emrat dhe detyrat e personave që janë nën hetim për vjedhen e thesarit
Ardian Bitraj, përgjegjës i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 K.Penal;
Mimoza Bruzia, me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë,e dyshuar se ka kryer vepren penale te “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 248 dhe 300 i K.Penal,
Dorian Çollaku, me detyrë Drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
Bashkim Xhilaga, me detyrën e kontrollorit mbikqyrës në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
Petrit Ramohitaj, përgjegjës i arkës për veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
Lavdim Cani, me detyrë specialist i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
Myzejen Belba, me detyrë specialiste e arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, e dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
Liljana Tusha, me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë e dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
Dhimitër Davidhi, vëzhgues operator në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
Klevis Bejtaj, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Njoftimi i prokurorisë mbi hetimet për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Hetim bankave te nivelit II, dyshohet se nxorën paratë hetim punonjësve të bankave
pyeten Fullani e Këshilli Mbikqyrës">